Shtatë banorët e rinj të cilët u bënë pjesë e “Shtëpisë së Borëbardhës dhe 7 xhuxhave” mbrëmjen e sotme, kanë shkuar në televotim deri të shtunën.
Publiku do të votojë deri në fundjavë se kush nga dy banorët e zakonshëm do të bëhen pjesë e Big Brother VIP 4 me të drejta të plota.
Aktualisht këta banorë janë të ndarë në një shtëpi paralele me shtëpinë ku qëndrojnë të famshmit dhe kanë zgjedhur Borëbardhën e tyre, e që është Rozana.
Deri të shtunën, vetëm dy prej banorëve të zakonshëm do të mund të kalojnë tek shtëpia e konkurrentëve të famshëm të BBVA-s.
Banorët jopublikë janë Briseida dhe Juri (si konkurrent i vetëm), Arsida, Gramosi, Ejona, Bernardi dhe Eda. /Telegrafi/