Telegrafi

Hapet takimi B2B me qellim rritjen e punësimit të grupeve në nevojë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, bën hapjen e takimit Busines to Busines (B2B), që ka për qëllim inicimin e bashkëpunimit afarist në mes të ndërmarrjeve sociale të krijuara si rezultat i Grant – skemës “Rritja e punësimit të grupeve në nevojë” dhe bizneseve, anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës.

Kjo grant skemë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale e përkrahur nga Bashkimi Evropian, ka rezultuar me një varg ndërmarrjesh sociale dhe kompani të vogla.

Këto ndërmarje të cilat janë të pajisura me teknologji të duhur dhe kanë kaluar nëpër një varg trajnimesh, tanimë janë duke prodhuar produkte cilësore të cilat janë të gatshme për tu plasuar në treg. /Telegrafi/