Site icon Telegrafi

Hapet stendë për mbledhjen e donacioneve për personat e pastrehë

Prej sot para QT ‘City Mall’ do të jetë e vendosur stendë për mbledhjen e donacioneve për personat e pastrehë, periudhë në të cilën të pastrehëve, për shkak të temperaturave të ulëta kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Donacionet e mbledhura për këtë kategori, do të jepen në Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit në Momin potok.

Siç informojnë organizatorët, pika është e hapur sot prej ora 16:00 dhe do të punojë deri në ora 22:00, kurse nesër prej ora 10:00 deri ora 22:00.

Në listën e gjërave të nevojshme janë caktuar veshjet e trasha dhe këpucë. Për më shumë informacione kontaktoni në numrat e telefonit 02 3217 012 ose 070 281 319. /Telegrafi/

Exit mobile version