Site icon Telegrafi

Hapet stacioni 24 orësh për qumësht

“Milchtankstelle”- apo përkthyer në shqip stacioni i qumështit, në vendin Neunkirchen-Seelscheid afër Kolnit ka 78 lopë, produktet e së cilave mund të blihen në automat. Myshterinjtë mund të sjellin enët e tyre ose të blejnë qumësht të freskët në shishe.

“Para hapjes së stacionit kam pasur vetëm disa myshterinj pasi koha e mjeljes së lopëve ka qenë e caktuar saktë, që paraqitej si problem. Tash ata mund të blejnë qumësht kur të kenë qejf”, tha Bruno Stauf për Reuters.

Për vetëm 70 centë për një litër, myshterinjtë mund të blejnë qumësht gjatë 24 orëve në shtatë ditët e javës. Vetëm fusin paratë në automat, vendosin shishen nën aparatin dhe shtypin pullën.

Edhe pse qumështi i tij është pak më i shtrenjtë se ai që shitet në dyqan, Stauf megjithatë thotë se qumështi që ai shet është i shëndetshëm dhe ka më shumë proteina e yndyrë, pasi nuk është i përpunuar me substanca kimike.

Ai ka investuar rreth 12.000 euro në stacionin e tij, por beson se kjo do t’i shpaguhet. /Telegrafi/

Exit mobile version