Telegrafi

Hapet stacion i ri i autobusëve në Ohër, janë investuar 7 milionë euro

Sot në qytetin e Ohrit është përuruar hapja e stacionit të ri të autobusëve, i cili është investim vendor prej 7 milionë eurove nga një kompani private.

Në hapjen solemne mori pjesë edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev, i cili uroi dhe falënderoi kompaninë investuese “Delfina Tours”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Stacioni i ri i autobusëve që sot zyrtarisht fillon me punë do të jetë në të mirë të Ohrit dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë, si dhe turistëve që do të vijnë në këtë qytet”, tha Zaev.

Fjalim në këtë ngjarje ka mbajtur edhe pronari i “Delfina Tours”, Adnan Ismaili, i cili tha se është e rëndësishme që Qeveria e Maqedonisë ju ndihmon investitorëve.

Ndërsa para të pranishmëve u drejtua edhe kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanovski, i cili tha se edhe në të ardhmen do të ketë investime që do të ndikojnë në rritjen ekonomike të qytetit./Telegrafi/