Site icon Telegrafi

Hapet shtëpi për pleq në komunën Ilinden të Shkupit

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në komunën Ilinden të Shkupit është hapur shtëpia e parë private e pleqve, ”Ruski”, ku do të mund të strehohen 30 persona, ndërkaq pritet që të punësohen 10 persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo shtëpi u vizitua nga ministri për punë dhe politika sociale, Dime Spasov, i cili deklaroi se hapja e shtëpive private për pleq ndikon në rritjen e pakaciteteve për përkujdese të pleqve, ndikon edhe në rritjen e konkurencës dhe hapen vende të reja pune.

Përndryshe, në Maqedoni ka gjithsej 19 shtëpi të këtilla për strehimin e pleqve, ku janë të punësuar mbi 260 persona./Telegrafi/

Exit mobile version