Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik për Diasporën i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një shkolle të re shqiptare në Bexleyheath, Londër.
Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se synimi i Qeverisë shqiptare është zgjerimi i rrjetit të shkollave dhe klasave shqipe në diasporë, duke vënë në dukje rëndësinë e kësaj nisme për brezat e rinj të shqiptarëve jashtë vendit.
Balla deklaroi se më shumë se 7 mijë nxënës tashmë mësojnë gjuhën shqipe në qytete të ndryshme të Britanisë së Madhe.
Sipas tij, kjo është një përpjekje e rëndësishme për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Gjithashtu, ai përmendi se mbështetja me tekste në gjuhën shqipe dhe programi i ri “Mësues për Diasporën” do të ndihmojnë në zgjerimin e numrit të shkollave dhe klasave, duke promovuar gjuhën shqipe dhe traditat kombëtare./Telegrafi/