Në kuadër të bashkëpunimit me Birrarisë së Shkupit dhe Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoni sot zyrtarisht është hapur shkolla e parë për prindër në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në konferencën për shtyp të ministrit Venko Filipçe dhe përfaqësues nga birraria u tha se shkolla të njejtë edhe Gostivar dhe Manastir.
Vlladimir Kosijer, drejtor gjeneral i Birrarisë së Shkupit tha se këto shkolla do t’i ndihmojnë prindërit që të kujdesen për shëndetin e fëmijëve dhe do të ndikojnë në mirëqenien e tyre dhe të familjes.
Filipçe tha se ndjehet i lumtur që birraria në fjalë kujdeset për përgjegjësinë sociale dhe për praktikat pozitive nëpër spitale.
Nga drejtoria e spitalit thanë se do të ketë të angazhuar pediatër, gjinekolog akusher dhe motër për patronazh, që të ketë funksion sa më të mirë kjo qendër e re nëpër spital. /Telegrafi/