Telegrafi

Hapet shkolla e futbollit ‘Galatasaray Kosova’

Marrëveshja u nënshkrua në mes shkollës së futbollit Besëlidhja dhe koordinatores së shkollës së futbollit Galatasaray, Secil Uren. SHF Besëlidhja është shkrirë në "Galatasaray Kosova".

Javën e ardhshme pritet të nisë puna me rreth 100 fëmijë sa janë tashmë të regjistruar, ndërsa ky numër pritet të rritet. Punën me fëmijë do ta udhëheqë Isa Sadriu.

Në qershor 10 fëmijë të kësaj shkolle do të marrin pjesë në kampin e shkollës së futbollit Galatasaray që mbahet në Stamboll. /Telegrafi/