Lojërat, xhemperët dhe bluzat me pamjen zogjve të inatosur tashmë po shiten mirë online, ndërsa tani po arrijnë paralajmërimet edhe për shitoren Angry Birds.
Peter Vesterbacka, udhëheqësi i departamentit të marketingut në Rovio, foli në konferencën TechCrunch Disrupt në Pekin. “Siç vërehet ekziston një kërkesë e madhe për Angry Birds, por edhe për produktet fizike. Ne dëshirojmë që të shesim produktet me licencë zyrtare atje ku ekziston kërkesa për ato”, tha ai.
Shitorja e parë e këtij tipi do të hapet në Kinë deri në fund të vitit.
Përndryshe, në Kinë prodhohet dhe shitet një numër i madh i produkteve të palicencuara nën brendin Angry Birds, e së voni është hapur edhe një park tematik dhe atë pa kurrfarë kërkese për lejen e pronarëve të brendit. /Telegrafi/