Site icon Telegrafi

Hapet rrugë alternative për banorët e disa fshatrave të Shalës

Zyrtarë komunalë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë së bashku me gjeologët nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, vizituan rrëshqitjet e dheut në fshatin Trepçë të Mitrovicës, ku si pasojë e rrezikut nga këto rrëshqitje që tre javë është bllokuar rruga.

Blerim Meholli, zyrtar i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka bërë të ditur se që nga data 16 mars kjo rrugë që lidh disa fshatra të Shalës si Bare, Mazhiq, Vidishiq dhe disa fshatra tjera, është mbyllur me urdhër të Ministrisë së Infrastrukturës.

Sipas tij, është vëzhguar nga afër struktura e dheut dhe hapësirë më e gjerë në këtë zonë, dhe është vërtetuar se rrëshqitjet në këtë rrugë paraqesin rrezik për banorët e fshatrave të rajonit të Shalës së Bajgorës.

“Është aftësuar dhe përgatitur për qarkullim rruga alternative që do të përdoret derisa të gjendet një zgjidhje afatgjate kundër rrëshqitjes së dheut në këtë pjesë”, ka thënë Meholli.

Në anën tjetër, ekipi i gjeologëve që ka analizuar gjendjen në këtë zonë, ka konstatuar se vendimi i ministrisë për mbylljen e kësaj rruge ka qenë shumë i qëlluar, pasi ajo vazhdon të paraqesë rrezik për sigurinë e banorëve që frekuentojnë këtë rrugë. /kp/

Exit mobile version