Hapet qendra për terapi senzore për personat me spektër autik të prishjes, të shoqatës ‘Në botën time’ në lagjen Aerodrom, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Qendra është hapur në mbështetje të bashkëshortes së presidentit Gjorge Ivanov, Maja Ivanova dhe me ndihmë financiare të Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Maqedoni. Ajo iu falënderua Qeverisë së Maqedonisë dhe bashkësisë së biznesit.
Edhe ambasadori bullgar në Maqedoni Petko Ivanov, porositi se e gjithë kjo bëhet për fëmijët, se autizmi nuk është sëmundje, por gjendje. ‘Ne deuhet t’u ndihmojmë këtyre fëmijëve të jetojnë me të gjithë të tjerët, të rriten dhe të kontribuojnë për zhvillimin e vendit’, tha Ivanov.
Kryetari i Shoqatës civile për trajtim të fëmijëve me autizëm, ADHD dhe sindromën e Aspergerit ‘Në botën time’ Zllatko Stojanovski në hapjen e sotme i ndau falënderime Maja Ivanovës, ambasadorit Ivanov, shoqatës ‘Ujqërit e natës’ dhe personalitete dhe kompani tjera për mbështetje dhe ndihmë për realizimin e projektit. /Telegrafi/