Tradita mbi 30 vjeçare e familjes Nallbani nga Peja, me zinxhirin e dyqaneve të brendeve të njohura Adidas, Nike, Reebok, Convers, sot u kurorëzua me objektin e ri “Nike Shop” – më moderni në rajon.
Në një dyqan me 600 metra katrorë, e cila ndodhet në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në tri katet e tij ofrohen rreth një mijë produkte, nga markat botërore.
Krahas qendrës “Nike Shop”, e cila ndodhet në Pejë, kjo familje ka edhe katër dyqane tjera: Adidas Shop, Adidas Multi, Reebok dhe Muko Jeans./Telegrafi/