Telegrafi

Hapet Qendër e re për fëmijët me paralizë cerebrale në Shkup

Sot në Shkup është hapur Qendër e re për fëmijët me paralizë cerebrale. Kjo Qendër do të jetë me karakter të përkohshëm, derisa të ndërtohet e reja në lagjen Kapishtec.

Prindërit e fëmijëve me paralizë cerebrale shpresojnë që deri në maj të viti të ardhshëm të ndërtohet qendra e re dhe kërkojnë që ajo të shfrytëzohet nga fëmijët më të vegjël, kurse objekti i përkohshëm të përdoret edhe nga kategoritë më të rritura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, tha se deri 36 fëmijë javë për jave vizitojnë qendrën dhe pret që në periudhën e ardhshme të intensifikohet bashkëpunimi i Qendrës për politikë sociale me qendrat ditore./Telegrafi/