Site icon Telegrafi

Hapet procedurë për sjelljen e policisë me protestuesit kundër marrëveshjes me Greqinë

Avokati i Popullit ka nisur procedurë për sjelljen e policisë dhe po ndjek ngjarjet me protestuesit, të cilët para Kuvendit të Maqedonisë, shprehin revoltën e tyre për marrëveshjen me Greqinë.

Zv.avokatja e popullit Vaska Bajramovska-Mustafa, sot informoi se kanë dorëzuar ankesa për dy raste, të cilat janë paraqitur nga protestuesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tanimë për dy raste kemi dorëzuar ankesa nga qytetarët, të cilët janë ndjerë të ofenduar dhe ndaj të cilëve policia ka përdorur forcë. Procedurat janë në rrjedhë dhe po merren masa në departamentet kompetente të Avokatit të Popullit”, tha Bajramovska-Mustafa./Telegrafi

Exit mobile version