Site icon Telegrafi

Hapet procedurë disiplinore ndaj Tovërlanit

Shkak i inicimit të procedurës disiplinore nga KG-ja është "deklarata e pamatur dhe e paargumentuar drejtuar personelit zyrtar të ndeshjes Llamkos Kosova – Prishtina (0:1)" e zhvilluar në fundjavë në kuadër të xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll, në Vushtrri.

KG-ja në mbledhjen e mbajtur të martën procedurë disiplinore ka iniciuar edhe ndaj lojtarit të Prishtinës, Liridon Leci, dhe atij të Llamkos Kosovës, Daut Maxhunit "për shkak të duelit verbal" që patën në këtë ndeshje. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version