Site icon Telegrafi

Hapet procedim disiplinor kundër Pique pas komenteve në lidhje me gjyqtarët

Komiteti i konkurrencës i federatës spanjolle të futbollit ka hapur procedurë disiplinore kundër mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique.

Pique para disa ditësh foli në lidhje me gjyqtarët se si ata po e ndihmojnë Real Madridin dhe po funksionojnë kundër Barcelonës.

Tani, Pique është futur në procedurë disiplinohet pasi thuhet se ka vënë në dyshim integritetin e garës dhe komentet e tij të fundit do të analizohen.

Lexo po ashtu Pique i premton besnikëri Barcelonës: Nuk do të luaj kurrë më për një tjetër skuadër

Komentet e Pique në YouTube

“Një ditë më parë një ish-gjyqtar tha që 85 për qind e gjyqtarëve mbështesin Real Madridin”.

“Si nuk do të fishkëllejnë në favor të Real Madrid? Edhe pa vetëdije, si nuk do të japin më shumë për njërën palë sesa tjetrën?”.

Lexo po ashtu Makthi i Barcelonës janë lëndimet – vetëm gjashtë lojtarë kanë shpëtuar deri tani

“Unë respektoj profesionalizmin e gjyqtarëve dhe e di që ata përpiqen të bëjnë punën e tyre më të mirë, por kur vjen një moment dyshimi…”, kishte thënë Pique.

Këto komente tani e kanë futur mbrojtësin e Barcelonës – i cili aktualisht është i dëmtuar – në ujë të nxehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version