Site icon Telegrafi

Hapet pavijoni i Maqedonisë në zonën e lirë tregtare në Shangai

Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellësit, Mihail Cvetkov, sot solemnisht ka hapur pavijonin kombëtar të Maqedonisë në zonën e lirë tregtare në Shangai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në bisedim me përfaqësues të njohur për periudhën e ardhshme, është arritur marrëveshje për aktivitete promovuese të disa prodhimeve ushqimore të Maqedonisë në tregun kinez.

Hapja e pavijonit të Maqedonisë hap edhe një shansë për përmirësimin e shkëmbimit tregtarë me Kinën, deklaruan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellsit./Telegrafi/

Exit mobile version