Projekti për ndërtimin e tij nisi dekada më parë dhe normalisht duhet të hapej në 1989, por jo gjithçka shkoi mirë.
Hoteli për “fundin e botës” planifikuar në Korenë e Veriut është hapur më në fund.
Për ndërtimin e tij janë shpenzuar 600 milionë dollarë dhe ka 105 kate.
Punimet për ndërtimin e tij ngecën pas rënies së Bashkimit Sovjetik, financuesve më të mëdhenj të projektit.
Hoteli i quajtur Ryugyong ndodhet në zemër të Fenianit, transmeton tema.
Ai u projektua nga babai i diktatorit Kim Jong Un dhe ka formën e një piramide.
Nuk dihet qartësisht se çfarë mbrojtje ofron ai nga katastrofat natyrore.