Telegrafi

Hapet panairi virtual i karrierës

Në sallën e Senatit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“, sot do të bëhet hapja e edicionit të pestë të Panairit Virtual të Karrierës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili organizohet nga Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës. Hapja e panairit virtual do të bëhet nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Panairi do të jetë treditor mbahet me 5, 6, 7 Maj 2015 dhe do të jetë i hapur nga ora 9:00 deri 16:00.

Për studentët dhe të diplomuarit, nxënësit dhe maturantet, Panairi Virtual i Karrierës, do të jetë një mundësi e mirë që përmes platformës virtuale të komunikojnë me përfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave që ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

E veçanta e këtij panairi është zhvillimi i platformës virtuale e cila është vlerë e shtuar në shërbimet profesionale të qëndrueshme të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“. Seksionet me qasje virtuale janë: Informata të përgjithshme për PVK-në, Informata rreth edukimit, këshillim dhe orientimit në Karrierë, Këshilla për studentë dhe të diplomuar, Informata për maturant, dhe Sektorët industriale. /Telegrafi/