Është hapur panairi i punimeve tradicionale në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet ku janë ekspozuar punime të ndryshme sipas traditave, si veshje, elemente tradicionale dhe produkte ushqimore.
Këshilltari i ministrit të Diasporës, Kushtrim Sheremeti tha se ky panair tashmë është bërë tradicional, pasi që ka shumë interesim nga bashkatdhetarët që vijnë nga diaspora për t’i blerë produktet dhe prodhimet që prezantohen në qendër të Prishtinës.
“Është hapja e panairit tradicional të produkteve tradicionale dhe ka prodhues të ndryshëm nga të gjitha trojet shqiptare kudo që janë, nga Republika e Shqipërisë, nga Kosova, nga qytetet e ndryshme shqiptare të cilët kanë ardh me ekspozua. Ky panair është tradicional të cilin ministria e Diasporës e organizon edhe në vitet e kaluara. Ka pas interesim shumë të madh prej pjesëtarëve, bashkatdhetarëve tanë që kanë ardh gjatë këtyre ditëve në vizitë dhe që po e vizitojnë edhe prej së afërmi panairin dhe i shohim e blejnë produktet tradicionale, veshjet tradicionale, elemente tradicionale të cilat janë unike dhe jo shumë lehtë gjenden në kaq numër të madh sikur sot”, tha ai.
Sheremeti u shpreh se qëllimi kryesor i këtij panairi është ruajtja e identitetit, njoftimi i pjesëtarëve të diasporës me kulturën e vendit nga vijnë dhe t’i bëjmë ata të ndehen pjesë e atdheut.
Panairi është hapur të sot dhe zgjat katër ditë. /Telegrafi/