Sot në Prizren hapet panairi i prodhimeve vendore.
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, ka njoftuar se këtë fundjavë organizohet Panairi i prodhimeve vendore, i cili ka qenë i paraparë të organizohet më 28 nëntor dhe ishte anuluar për shkak të tërmetit në Shqipëri.
Panairi do të mbahet për dy ditë në sheshin e dëshmorëve, ndërsa hapja do të bëhet në ora 12:00.