Site icon Telegrafi

Hapet panairi i ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme të Kosovës

Zyra e BE-së në Prishtinë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kanë hapur sot panairin një-ditor në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë, ku janë paraqitur 34 ndërmarrje Mikro, të Vogla dhe të Mesme të Kosovës, ndërmarrje përfituese nga Programi i Granteve për Ndërmarrjet.

Shefi i operacioneve të Zyrës së BE-së në Kosovë, Christof Stock, tha në hapje të panairit se janë mjaftë të kënaqur me rritjen e produkteve të këtyre ndërmarrjeve

“Mund të them se kam vizituar shumicën e këtyre ndërmarrjeve dhe kam qenë i kënaqur me punën që e kanë bërë ato”, ka thënë ai, duke treguar se vetë ky program është tregues i suksesit të këtyre ndërmarrjeve.

Nga ana tjetër, zëvendësministri i Industrisë dhe Tregtisë, Avni Kastrati, tha se rrita e këtyre ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është në interes të institucionit që përfaqëson për arsyen edhe se ato krijojnë vende të punës të qëndrueshme.

“E rëndësishme po ashtu është se këto ndërmarrje janë duke u udhëhequr nga gratë dhe kjo tregon se gratë janë duke u fuqizuar. Qeveria e Kosovës po bënë përpjekje për të ndërtuar një ambient me të mirë për të pasur një afarizëm më të suksesshëm”, tha Kastrati, në hapje të panairit. /Telegrafi/

Exit mobile version