Site icon Telegrafi

Hapet panairi i punës “Krijoni lidhjet për Kosovë”

Sot në sallën e Modelariumit të Fakultetit të Arkitekturës zyra e GIZ-it në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të bëjë hapjen e panairit të punës “Krijoni lidhjet për Kosovë” “Get Connected for Kosovo”.

Ky panair është i organizuar nga projekti i GIZ dhe MPMS-ë “Promovimi i Punësimit të të Rinjve në Kosovë – YEPiK”.

Panairi përkrah promovimin e punësimit të të rinjve përmes edukimit jo-formal, këshillimit dhe formave tjera ndërmjetësuese në mënyrë që të rinjtë të jenë më mir` të pozicionuar në tregun e punës.

Po ashtu lidhur më ketë panairi do të bahet edhe një konferencë të cilën do ta hap Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viet, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, si dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami . /Telegrafi/

Exit mobile version