Telegrafi

Hapet panairi i prodhimeve turke

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hasan Asan, tha se Turqia është një ndër tre partnerët kryesorë të Shqipërisë dhe se investimet turke i kanë kaluar një miliard euro.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri në 3 prill në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku krahas ekspozitës do të zhvillohen dhe takimet dypalëshe ndërmjet firmave turke dhe atyre shqiptare. /Telegrafi/