Telegrafi

Hapet panairi i librit “Prishtina 2008”

Gjatë pesë ditëve të panairit, i cili do të zgjasë deri më 24 maj, do të jenë të pranishëm shumë shkrimtarë dhe nga botuesit pritet të organizohen edhc aktivitete përcjellëse, siç janë përurime librash të rinj.

Panairi mbahet në shenjë të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe 100 vjetorit të lindjes së gjuhëtarit të madh Eqrem Çabej.

Kjo veprimtari kulturore, gjithashtu ndërlidhet edhe me 130 vjetorin e Lidhjes Shqiptare rë Prizrenit dhe 120 vjetorin e lindjes së shkrimtarit Patër Anton Harapi.

Organizatore e panairit të librit është Shoqata e Botuesve të Kosovës. ndërsa përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe nga Komuna e Prishtinës.