Site icon Telegrafi

Hapet panairi i grave, Hajdari: Shpirti i ndërmarrësisë është te gratë

Në hapje të panairit tradicional “Gartë në biznes”, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari theksoi se gratë në Kosovë janë të zonjat të bëjnë biznes ku dhe shtoi se shpirti i ndërmarrësisë është te gratë.

Ministrja Hajdari ka thënë se gratë do të kenë përkrahjen e madhe të qeverisjes së tanishme, sepse siç u shpreh ajo programi socialdemokrat i qeverisjes aktuale do t’i përkrah edhe më shumë.

“Shpirti i ndërmarrësisë është te gratë, fillon me gratë dhe programi socialdemokrat i qeverisjes sonë do t’i përkrah edhe më shumë gratë tona. Dua të filloj me një përvojë të mirë gjatë këtij mandati tetë muajsh, kur shkova në vizitë në Suharekë, në Dukagjin, edhe në rrafshin e Kosovës këndej, pash shumë gra me shumë pak vite shkollë, por shumë të afta në punë me vijat e prodhimit dhe me teknologjinë moderne në përdorim”, theksoi ajo.

Ministrja e MINT me këtë rast tha po ashtu se panairi iu mundëson grave në biznes për të gjetur edhe më shumë tregje.

“Panairi është një nga instrumentet që iu ofron dhe ju vendos në bashkëpunim, por ju mundëson për të gjetur edhe më shumë tregun, mbi të gjitha edhe solidarizimi që na duhet për njëra tjetrën. Sepse së bashku edhe qeverisim më mirë, edhe jemi më të forta. Edhe unë ndihem më e fort si ministre ku iu shoh të suksesshme”, theksoi ai.

Në këtë panair dhjetëra gra kanë prezantuar prodhimet e tyre në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë./kp/

Exit mobile version