Telegrafi

Hapet Panairi Expokos 2009

Ky panair karakterizohet me rritje të shumëfishtë këtë vit me një pjesëmarrje të gjerë të kompanive ekspozuese nga Kosova, rajoni dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Pjesë e panairit do të jenë edhe institucione të rëndësishme si: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, odat ekonomike rajonale si dhe asociacione tjera ndërkombëtare të biznesit.

Ekspozuesit e këtij panairi janë nga: Kosova, Turqia, Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Serbia, Mali i Zi, Turqia, Bullgaria, Gjermania, Italia, Belgjika, Greqia, Austria, Zvicra dhe Holanda. /rtk/