Site icon Telegrafi

Hapet panairi dimëror

Panairi dimëror i cili do të hapet sot në Prishtinë, është një ngjarje tradicionale që ofron mundësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e sapoformuara për promovimin e produkteve të tyre dhe po ashtu për lehtësimin e shkëmbimeve biznesore.

Kështu thuhet në një njoftim të zyrës së BE-së në Kosovë, sipas së cilës për tri ditë me radhë, rreth 70 biznese lokale të dalluara për produkte vendore me cilësi të lartë do të promovojnë prodhimet e tyre duke filluar nga industria ushqimore, punimet artizanale dhe punimet artistike.

Panairi dimëror do të ofrojë mundësi argëtuese, duke përfshirë muzikën, parulla të animuara, këndin për fotografi, mundësitë për ngjyrosjen e fytyrës dhe aktivitete të tjera të artit. /Telegrafi/

Exit mobile version