Site icon Telegrafi

Hapet Panairi dimëror në Prishtinë

​Rreth 70 biznese lokale do të promovojnë mallrat e tyre, duke filluar nga industria e ushqimit deri te zejet dhe artizanatet, për tri ditë në Prishtinë, si pjesë e Panairit Dimëror të organizuar nga Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim.

Aktiviteti, sipas komunikatës së Zyrës së BE-së, paraqet pjesë të projektit të financiar nga BE “Mbështetje për Zhvillimin Ekonomik Rajonal” dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Panairi dimëror do të ofrojë mundësi zbavitjeje, përfshirë muzikë, banerë të animuar, kënd për fotografim, raste për ngjyrosjen e fytyrës dhe pjesë të tjera arti.

Hapja e panairit bëhet në ora 11:00 në Sheshin “Skënderbeu”. /Telegrafi/

Exit mobile version