Site icon Telegrafi

Hapet panairi “Blej shqip”

Është hapur panairi “Blej shqip”, panair ky i cili po organizohet për herë të dytë në Kosovë, për nder të festës së 28 Nëntorit, dhe ku po marrin pjesë rreth 80 kompani vendore.
Blej_Shqip
Gent Bashota nga drejtoria e zhvillimit ekonomik në Komunën e Prishtinës tha se sa më shumë prodhime vendore të konsumohen, aq është më mirë për vendin tonë.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi tha se panairi “Blej shqip”, është një motiv për t’u organizuar çdo 28 Nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version