Në sheshin “Adem Jashari” pranë Komunës së Prishtinës, sot në ora 11:00 hapet Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore.
Në këtë panair do të ketë edhe punëtori profesionale me temë nga motivet artizanale. Gjithashtu do të mbahet ora e artit dhe punëdores me fëmijë të vegjël.
Ky projekt financohet Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Maqedonia e Veriut 2014-2020 dhe implementohet nga OJQ National Council for Gender Equality në Maqedoninë e Veriut dhe OJQ Dera e Hapur në Kosovë. /KP/