Telegrafi

Hapet panairi 160 kompani pjesëmarrëse

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se panairi ka rëndësi, pasi promovon produktin para konsumatorëve. Kosova, sipas tij, ka produkte shumë cilësore, të cilat mund të eksportohen në tregun e Unionit Evropian.

“Ne jemi të interesuar t’i përkrahim prodhuesit vendorë, mirëpo vyen edhe një vigjilencë nga ana e prodhuesve që të jenë sa më shumë të aktivizuar në promovimin e biznesit të tyre”, theksoi ministri Stavileci.

Luzim Krasniqi, nga CEO tha se edicioni i dhjetë i panairit është shndërruar në një platformë të fuqishme promocionale prodhuesit. “Përfitimet që sjell ky panair janë të shumanshme”, theksoi Krasniqi.

Në kuadër të këtij panairi i cili është organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe CEO, do të zhvillohen një varg aktivitetesh, ku do të bëhen prezantime tejet interesante dhe me interes nga shoqata dhe asociacione të rëndësishme ndërkombëtare. Panairi do të jetë i hapur deri më 23 tetor. /Telegrafi/