Site icon Telegrafi

Hapet numër telefoni për asistencë ndaj qytetarëve në lidhje me tërmetin në Shkup

Pas tërmeteve të djeshme, me epiqendër në Shkup, ku u regjistrua një fuqi prej 5.3 ballë Rihter, dhjetëra qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore, për shkak të lëndimeve të marra gjatë tentimit për të dalë nga banesat dhe shtëpitë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jan paraqitur dëme nëpër shtëpi dhe nabesa, si plasaritje muresh, rënie oxhaqesh.

Për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, Komiteti drejtues për kriza mbajti mbledhje të jashtëzanokshme, ku u vendos hapja e një numri të posaçëm – 195, ku qytetarët mund të kërkojnë vlerësim, nëse shtëpitë e tyre janë të sigurta për banim.

Lexo po ashtu Lexo të gjithë lajmet për tërmetet në Maqedoni

Të gjithë shtabet komunale të krizës janë të obliguar që të bëjnë kontrolle në teren për gjendje e objekteve dhe infrastrukturës, si edhe të paraqesin dëmet. Institucionet përgjegjëse, ARM-ja dhe MPB-ja janë vënë në gjendje gatishmërie./Telegrafi/

Exit mobile version