Telegrafi

Hapet një pikë shitjeje e PTK-së në Graçanicë

 Në Graçanicë është hapur pikë e shitjes së parë të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe PTK-së. Zëvendësministër i Ministrisë së Transportit dhe të Post-Telekomunikacionit, Adem Grabovci, është shprehur i kënaqur me hapjen e kësaj pike të shitjes dhe ka thënë se qytetarët e Graçanicës dalëngadalë po futen në binarë drejt punësimit, integrimit dhe zhvillimit. /ktv/