Është hapur qendra më e madhe e votimit në Komunën e Gjakovës në shkollën Yll Morina, në të cilën qendër kanë të drejtë vote 15 mijë e 15 qytetarë.
Kjo qendër e votimit po ka probleme me energji elektrike, megjithatë ka hapur dyert për qytetarët që duan të votojnë. Përfaqësuesi i kësaj shkolle nuk ka pranuar të flas para mediave pasi që tha se një gjë e tillë u është ndaluar nga KQZ.
Në Komunën e Gjakovës të drejtë vote për të zgjedhur të parin e komunës kanë 113 mijë e 165 qytetarë. Në këtë komunë janë 34 qendra të votimit me gjithsej 139 vendvotime.