Komuna e Shtërpcës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të përurojnë sot ndërmarrjen sociale „Shoqata e kultivuesve të mjedrave – Sushicë“.
Kjo ndërmarrje është themeluar në kuadër të projektit “Përgjigja e nivelit lokal për gjenerim të punësimit dhe zhvillim të integruar territorial” (InTerDev), financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim kurse në ngjarje do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, kreu i Zyrës Koordinuese për Bashkëpunim Teknik të Ambasadës Austriake, Christian Geosits, si dhe përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së Andrew Russell. /Telegarfi/