Telegrafi

Hapet ‘Muzeu i Korrupsionit’

Është hapur ‘Muzeu i Korrupsionit’ i cili ka karakter satirik ku vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni ekzistonte në shoqërinë tonë”.

Liridona Osmanaj zyrtare e projektit, tha se në kuadër të Javës Kundër korrupsionit është edhe ky Muze, i cili paraqet korrupsionin e paraqet në të kaluarën.

Po ashtu, ajo tha se në këtë muze kanë paraqitur korrupsionin në katër fusha, në edukim, arsim, prokurori dhe shëndetësi, raporton KP. Ky muze do të jetë i hapur nga 5 deri më 9 dhjetor dhe mund të vizitohet nga qytetarët nga ora 12:00 deri në orën 20:00.

Ky aktivitet po mbahet në kuadër të “Javës kundër korrupsionit”.