Telegrafi

Hapet muzeu i jashtëqitjeve të kafshëve (Foto)

Në Sandown të Anglisë, është hapur një atraksion bizar turistik, që shfaqë lloje të ndryshme të jashtëqitjeve të kafshëve.

Të thara mirë, këto janë vënë në sfera qelqi dhe vendosur në një vend të ndriçuar, transmeton Telegrafi.

Vizitorët kanë mundësi të shikojnë nga afër, prej nevojës së luanit, dhelprës dhe elefantit, deri tek ajo e papagallit.

Për momentin, ky muze që është pjesë e një kopshti zoologjik ka numër të vogël të ekspozimeve, por numri tyre pritet të rritet.

Në të ardhmen, pritet që të ketë nga një kampion nevoje për secilën gjallesë që ekziston.