Telegrafi

Hapet MONS Pool, pishina ekskluzive me lokacion në Jezerc të Ferizajt

Është hapur në Jezerc të Ferizajt, Mons Pool, pishina ekskluzive që për herë të parë në vend ju jep mundësinë që të shijoni magjinë e maleve në ambientin e ndërtuar në atë formë që ju të përjetoni ndjesinë e jashtëzakonshme të mrekullisë që sjellin uji dhe malet kur bashkohen në një.

Një oazë e vërtetë e qetësisë, rehatisë e freskisë është atraksioni më i ri me lokacion në Ferizaj, përkatësisht pranë maleve piktoreske të Jezercit.

Ekskluziviteti natyror dhe i arkitekturës e veçantisë si “infinity pool” i parë në Kosovë, gërshetohen në atë formë që vera të jetë stina e freskisë së hijes së maleve.

Infrastruktura dhe menyja unike me specialitete me ushqime të detit janë vazhdimësi dhe dëshmi e veçantisë që do të ju ofroj Mons Pool.

Çdo ditë në Mons Pool do të ketë DJ të njohur vendor dhe ndërkombëtar.

Me infinity pool dhe xhakuzi, të gjithë ata që vizitojnë këtë vend do të dalin nga aty me ndjenjën për t’u kthyer përsëri.

Orari i punës është çdo ditë të javës në dy orare, nga ora 10:00 deri në ora 18:00 dhe nga ora 20:00 deri në 00:00.

Mons Pool vetëm për personat mbi 21-vjeç.

Mons Pool – adresa juaj kryesore për këtë verë!