OJQ “ETEA” dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës kanë hapur mini-bibliotekën në Kampusin Universitar të Prishtinës.
Drejtori i ETEA-s, Agron Ahmeti, tha se kjo është minibiblioteka e shtatë që po hapet dhe se gjithsej 12 mini-biblioteka do të hapen këtë muaj.
Këto mini-bibloteka janë vendosur me qëllim që qytetarët gratis të marrin libra, t’i lexojnë e kthejnë aty, e edhe të shtojnë libra të rinj në to.