Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga sot, ka filluar të punojë kuzhina popullore për qytetarët në nevojë, e cila do të ofrojë ushqim çdo mbrëmje.
“Sot fillojmë me kuzhinën popullore – për qytetarët në nevojë.
Çdo mbrëmje për të ndihmuar. Më shumë solidaritet, barazi e mirëqenie. Falënderojmë të gjithë ata që po ndihmojnë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.