Telegrafi

Hapet konkursi plotësues në shkolla të mesme

Por, nuk dihet se sa vende janë të lira për ata që duan të regjistrohen në shkollat e mesme.

Këtë, nuk e dinë as zyrtari i Ministrisë së Arsimit, Alush Gashi, pasi që sipas tij MASHT-i i harton vetëm kriteret, e më pastaj kjo çështje kalon në nivele komunale.

Mirëpo, Istogu ka thënë se MASHT ka kërkuar nga të gjitha komunat e Kosovës që të mos mbetet asnjë nxënës jashtë bankave shkollore.

Ndërkohë, në kryeqytet është hapur konkursi për 965 vende të lira në të gjitha shkollat e mesme.
Sipas këtij konkursi, vende të lira për afatin shtesë ka kryesisht në shkollat profesionale derisa më së paku vende të lira ka në gjimnaze dhe në mjekësi.

Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë kandidatët të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç.

Kurse, nxënësit të cilët e kanë mbaruar klasën e 9-të jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë nostrifikimin e dëftesave në MASHT dhe pastaj të konkurrojnë për regjistrim. /KP/