Pas përfundimit të vitit shkollor, dhe publikimit të rezultateve të testit të arritshmërisë, janë hapur konkurset për regjistrim në shkollat e mesme të Komunës së Gjakovës.
Konkursi për regjistrimin e nxënësve në Shkollat e Mesme të Larta të Komunës së Gjakovës ka filluar që nga data 10 korrik 2024.
Sipas konkursit të publikuar nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjakovës, për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të të gjimnazeve, dhe të shkollave profesionale, për vitin shkollor 2024/2025, mund të konkurrojnë kandidatët , të cilët e kanë mbaruar arsimin e obligueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjeç, si dhe nxënësit të cilët kanë mbaruar klasën e 9-të jashtë Kosovës, obligohen ta bëjnë njohjen e certifikatave apo dëftesave në MASHTI, dhe më pastaj të konkurrojnë për regjistrim në Shkollat e Mesmë të Larta të Komunës së Gjakovës.
Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të, duhet të paraqesin këto dokumente:
-Fletëparaqitjen (e cila merret ne shkollën në të cilën konkurron)
-Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët
-Çertifikatën e lindjes
Rezultatet për pranimin e nxënësve në shkollat përkatëse do të shpallen me datë 13 korrik 2024./Telegrafi/