Konkursi për ‘Qenin më të Shëmtuar në Botë është hapur sërish dhe po pranon aplikime.
Konkursi ka hedhur në qendër të vëmendjes qentë me paraqitje unike për gati 50 vjet, transmeton Telegrafi.
Në faqen e tyre të internetit, konkursi thotë se qëllimi i tyre është të festojnë “të metat që i bëjnë të gjithë qentë të veçantë dhe unikë”.
“Konkursi vjetor nuk ka të bëjë me talljen e qenve të ‘shëmtuar’, por të argëtohemi me disa personazhe të mrekullueshëm dhe t’i tregosh botës se këta qen janë vërtet të bukur!”, thotë faqja e konkursit.
Konkursi i këtij viti do të zhvillohet më 23 qershor në Panairin Sonoma-Marin në Kaliforni. /Telegrafi/