Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, pas një periudhe të gjatë të përgatitjes, ka hapur konkursin për “Bienalen e Arkitekturës 2018” e cila organizohet për herë të parë në Kosovë dhe mëton të kthehet në traditë dy vjeçare.
Kryetari i Asociacionit, Astrit Nixha, thekson se rëndësia e këtij organizimi qëndron në njohjen, vlerësimin dhe nderimin e punës profesionale të arkitekteve, gjë që ka munguar deri tash. Po ashtu, bienalja synon të ngrit dhe aktivizojë komunitetin e arkitektëve.
Aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit nëntor dhe dhjetor. Meqë, ky organizim, po bëhet për herë të parë si i tillë, të drejte konkurrimi kanë të gjithë arkitektet kosovar me projektet e tyre të cilat do të konsiderohen të përfunduara deri me datën 31 dhjetor 2018. Ndërkohë që në vitet në vazhdim, do të zbatohet vetëm me projektet e realizuara në periudhën në mes të bienaleve.
Në “Bienalen e Arkitekturës 2018”, janë të hapura për konkurrim 14 kategori.
Nixha thekson se përzgjedhja e kategorive, ju jep hapësirë të gjithë profesionisteve të gjejnë vetën për aplikim, jo vetëm atyre me projekte të përfunduara por edhe atyre me projekte ideore të kategorizuara si projekte në zhvillim.
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE BANIMIT
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE ADMINISTRATIVE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE ARSIMORE-EDUKATIVE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE ART-KULTURË
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE HOTELERIKE-SHËRBYESE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE INDUSTRIALE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE KOMERCIALE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE MJEKËSORE / SOCIALE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE REKREATIVE
PROJEKTI MË I MIRË I NDËRTESAVE AGROKULTURËS
PROJEKTI MË I MIRË URBAN/PEIZAZHOR
PROJEKTI MË I MIRË ENTERIERIT
PROJEKTI MË I MIRË INTERVENIMIT NË NDËRTESA
PROJEKTI MË I MIRË ARDHSHËM / NË ZHVILLIM
Ndarja e çmimeve për fituesit do të bëhet në një mbrëmje gala, ku do të jenë të ftuar profesionistë të fushës së arkitekturës kosovare e rajonale, por jo vetëm.
Për më shumë informacion dhe për mënyrën e aplikimit, mund të drejtoheni në linkun: http://a-a-k.org/bienale/ ose në adresën elektronike: administrata@a-a-k.org