Site icon Telegrafi

Hapet kompleksi i pishinave në Kumanovë

Mbrëmë është hapur Kompleksi i pishinave me pishina të hapura dhe të mbyllura i cili gjindet në afërsi të sallave sportive. Investimi është siguruar nga komuna e Kumanovës dhe kap vlerën prej 200 milion denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zoran Damjanovski, kryetar i komunës së Kumanovës në hapjen e kompleksit të pishinave tha ”Çdo pishinë ka kapacitet për pranimin e nga 200 mysafirëve. Në pishinën e mbyllurr ka edhe shkallë për mbështetës që kap vlerën e 500 shikuesve. Parashihet që të ndërtohet edhe një park brenda, së bashku me një spa qendër dhe një saunë.”

Kompleksi tani për tani kontrollohet nga Sektori për sport pranë komunës.

Çmimet fillojnë nga 75 deri në 200 denarë./Telegrafi/

Exit mobile version