Site icon Telegrafi

Hapet kompani e re në Strugë, priten 1 mijë punësime

Në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në Strugës do të inaugurohet fabrika e kompanisë “ODB Elektrik”.

Në hapjen solemne do të marrë pjesë zëvendëskryeministri i obliguar për çështje ekonomike Koço Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kapaciteti i ri në të cilin do të prodhohen instalime teli për industrinë automobilistike parashikon punësime të 1 mijë personave, ndërsa kompania paraprakisht ka punuar në vend në “braunfild objekt”.

Investimi është vlerësuar në 15 milionë euro./Telegrafi/

Exit mobile version