Themeluesi i saj William Levin tha për ABC News se është frymëzuar nga dashuria dhe dhembshuria për njerëzit në nisjen e këtij misioni. ‘Kisha e kanabisit’ ka tërhequr deri më tani plot 42 mijë ndjekës në Facebook dhe pret një pjesëmarrje masive në ceremoninë e hapjes.
Ndërkohë që kisha nuk ka asnjë autoritet ligjor që të rrisë, shesë, tregtojë apo dhurojë kanabis në shtetin e Indiana-s, pjesëmarrësit do të jenë të lirë të tymosin këtë bimë në ambjentet e saj, por nën mbikqyrje.
Motoja e tyre është ‘Kanabisi është hyjnor’.