Site icon Telegrafi

Hapet gropa në mes të rrugës, “gëlltit” gruan me të birin në Bukuresht – kalimtarët e shpëtojnë

Ky është momenti rrëqethës, kur një nënë dhe djali i saj 5-vjeçar “gëlltiten” nga një gropë e madhe që hapet në rrugë.

43-vjeçarja po linte në kopsht fëmijën e saj në Bukuresht të Rumanisë, kur kalldrëmi u shemb nën këmbët e tyre, transmeton Telegrafi.

Djalë i vogël i cili sapo kishte dalë nga vetura, bie në gropën e madhe që hapet derisa  e ëma futet brenda për ta shpëtuar.

Shoferi i kamionit të mbeturinave që gjendej pranë – nxori djaloshin si dhe të ëmën e tij që u fut brenda për ta nxjerrë.

Kamerat e sigurisë të vendosura në rrugën Orhideelor, kapi momentin rrëqethës kur krejt befasisht hapet gropa në mes të rrugës.

Autoritetet kanë filluar hetimet për të përcaktuar se çfarë shkaktoi shembjen e rrugës.

Megjithatë, raportet fillestare sugjerojnë se ishte shkaktuar nga erozioni, për shkak të një tubi dhe peshës së kombinuar të makinës dhe kamionit të mbeturinave. /Telegrafi/

Exit mobile version